Në Spitalin e Pejës 17 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 59 pacientë me koronavirus, 35 prej tyre janë me oksigjenoterapi, kurse 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Nga personeli i Spitalit 6 mjekë, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me COVID-19.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 59 pacientë me COVID-19. 35 pacientë janë me oksigjenoterapi, 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 181 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. Nga këta, 31 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Po ashtu janë kryer 4 operacione, ndërsa 193 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 1 mijë e 902 analiza.