Në Spitalin e Gjakovës, 28 pacientë me COVID-19 po trajtohen okisgjenoterapi

Në Spitalin e Gjakovës janë hospitalizuar 48 pacientë, ku prej tyre 36 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 6 të tjerë kanë dalë negativ me këtë test.

Nga raporti i spitalit, thuhet se 28 pacientë po trajtohen me okisgjenoterapi dhe 1 është në respiratorë.

Gjashtë pacientë të tjerë janë në pritje të testimi dhe një tjetër është në CPAP maskë.

Me COVID-19 janë infektuar edhe 6 mjekë, 15 infermierë dhe tre staf mbështetës të këtij spitali.