Çudi

Në Spanjë është vendosur një kalim për këmbësorë rreth 40 metra i gjerë, edhe pse aty kalojnë tre-katër persona (Video)

Një qytet bregdetar në veriperëndim të Spanjës është bërë temë diskutimi sidomos në mediat e vendit, por edhe në internet, për shkak të një kalimi këmbësorësh.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Cangas de Morrazo rajoni i Spanjës në Galicia nuk është një vend ku shumë spanjollë, e lëre më të huajt, kanë dëgjuar ndonjëherë.

Por ky vendpushim bregdetar, i fjetur, është bërë një ndjesi në internet, pasi që kohët e fundit zbuloi një kalim gjigant të këmbësorëve, të gjerë 40 metra.

Autoritetet e qytetit pretendojnë vendimin për të pikturuar linjat e zebrave në një gjatësi sa të dhjetë automjeteve të parkuara është një mënyrë për t’u dhënë prioritet këmbësorëve.

Dhe kjo iniciativë nga dikush është pritur mirë e nga dikush tjetër si diçka e panevojshme.

Ndonëse disa thonë se kjo e bën të veçantë qytetin, të tjerë thonë se nuk ishte e nevojshme, pasi që aty zakonisht kalojnë tre-katër këmbësorë.