Në situatën e COVID-19, pronari i një banese gëzon të rinjtë: Muajin prill për qira, s’keni nevojë me bë pagesë hiç!

Qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me një situatë të vështirë si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19.

E sigurisht se edhe problemet me shpenzime do të jenë mjaftë të mëdha për të gjithë.

Këtë e vërejnë edhe të rinjtë që jetojnë me qira shumicën e rasteve në kryeqytet.

Por dikush ka zgjedhur një formë të mirë për t’u ndihmuar disa të rinjve.

Një qiradhënës lajmëroi disa djem të rinj se nuk kanë nevojë fare të paguajnë qiranë e këtij muaji, transmeton Indeksonline.

“Bosi, qa bone. Mfal qe tpengova. Veq deshta met kallxu tash ket muajin prill per qire. Ske nevoj  me bo pagës hiq. Mbasi nuk jeni tu punu. Vazhdojme prej majit veq ishalla kalojmë mire”, i shkruajti pronari i banesës të rinjve të cilët padyshim se këtij mesazhi iu gëzuan më së shumti.