Në Siri vriten 4 pjesëtarë të Shërbimit inteligjent rus FSB

Të shtunën, më 1 shkurt 2020, nga një sulëm ndaj konvojit ushtarak rus dhe atij sirian, kanë mbetur të vrarë 4 pjesëtarë të njësive speciale të Shërbimit inteligjent rus FSB.

Sulmi ka ndodhur në rajonin e Alepos dhe nuk bëhet e ditur se kush ishin sulmuesit, por një ditë më parë në rajonin e njëjtë, forcat rebele pro-turke kishin filluar një sulm të gjerë kundër pozicioneve të trupave ushtarake siriane dhe ruse.

Deri me tani në rrjete sociale ka dalë emri i njërit nga pjesëtarët e FSB-së.

Në lidhje me rastin deri me tani nuk ka asnjë informacion nga FSB-ja ruse, Ministria e mbrojtjes ruse apo nga Kremlini zyrtarë.

Njoftimi mbi vrasjen e agjentëve rus është bërë nga media të pavarura, ku pos vrasjes së 4 rusëve thuhet se janë vrarë edhe dhjetëra ushtarë të forcave ushtarake të Asadit.