Në shtrat me një … luan

Shumica e njerëzve nuk e kanë problem të lejojnë macen e përkëdhelur apo qenin të flejnë në krevatin e tyre.

Por ky 33-vjeçar ka lejuar një luan.

Zulkaif Chaudhary nga Multan, Pakistan, e bleu luanin gjashtë muaj më parë dhe i ka dhënë hapësirë të lirë mbretit të xhunglës në shtëpinë e tij.

Babbar peshon 76 kg dhe ha 7.7 kg mish të papërpunuar çdo ditë.

Pavarësisht se ka edhe një djalë 2-vjeçar, Chaudhary thotë se kurrë nuk do e lidhë me zinxhir luanin dhe e trajton si një qen.

“Ai është si fëmija im. Ishte dy muajsh kur e mora dhe ka jetuar me mua për gjashtë muaj,”-shtoi ai. “I dua shumë luanët. Asnjëherë nuk e diskutova me familjen time. Vetëm e mora atë dhe pastaj u thashë. Por të gjithë ishin të lumtur me vendimin tim. Nuk jam i shqetësuar se do na sulmojë. Edhe djali vjen luan me të.”

Chaudhary pretendon se ka leje nga autoritetet për të mbajtur luanin në shtëpi, ndërsa shton se i ka lënë një hapësirë tërësisht të tijën në shtëpi.

“I kam bërë një zonë të veçantë. Ka shtratin e tij për të pushuar dhe një kondicioner në dhomë,”-shtoi 33-vjeçari
.