Në shtetin e Putinit vazhdon të rritet varfëria, ja sa milionë rusë jetojnë me ‘pak bukë’ në ditë…

Numri i rusëve që jetojnë nën kufirin e varfërisë është rritur me gjysmë milioni që nga fillimi i 2019, sipas të dhënave zyrtare. Sanksionet perëndimore dhe rënia e çmimeve të naftës gjatë pesë viteve të fundit kanë çuar në një rënie të të ardhurave reale dhe një rritje të çmimeve të konsumit.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po ndjek një program kombëtar për uljen drastike të varfërisë deri në përfundimin e mandatit të tij në 2024, duke synuar 12% norma të varfërisë këtë vit. Shkalla e varfërisë së Rusisë arriti në 14.3%, ose 20.9 milionë njerëz, në janar-mars 2019, sipas Shërbimit Shtetëror të Statistikave të Rusisë (Rosstat).

Kjo është nga 13.9%, ose 20.4 milion njerëz, në janar-mars 2018. “Nëse minimumi i jetesës do të rritet në përpjesëtim me inflacionin, pjesa e popullsisë me të ardhura nën minimumin e jetesës do të mbetet e pandryshuar”, tha Rosstat. Autoritetet vendosën nivelin minimal të jetesës për janar-mars në 10,753 rubla (169 dollarë), nga 10,038 rubla (158 dollarë) një vit më parë.

“Kur presioni inflacionit rritet, janë të varfëritë ata që vuajnë në radhë të parë”, i tha RBC krye ekonomistja e Alfa Bank, Natalya Orlova. Në total, 18.4 milionë rusë, ose 12.6% e popullsisë, jetonin nën kufirin e varfërisë në 2019, tha Rosstat. Kur kësaj i shtohen edhe sanksionet e fundit të BE-së dhe SHBA-së për shkak të burgosjes së opozitarit, Navalny, parashikimet nuk janë premtuese, raportojmë mediat.