Në Shqipëri sot shi e borë

Masat ajrore të paqëndrueshme kanë ndikuar në Shqipëri mot me kthjellime dhe vranësira.

Do të gjenerohen reshje shiu e dëbore kryesisht në jug dhe juglindje.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave dhe në zonat qendrore dhe veriore duke rrezikuar reshje të pakta shiu e dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë rritur sërish në mëngjes, por mesdita mbetet konstante duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi jugor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 3 ballë.