Në Shqipëri edhe sot ditë me shi

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë bën me dije se moti sot parashikohen i vranët.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar e të lartë në formën e rrebesheve me shkarkesa elektrike. Në lindje te vendit reshje shiu me intensitet mesatar. Ne pjesën e dytë te ditës reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin ndërsa në jugperëndim hera herës dhe lokalisht deri të lartë.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje – jug, 5-12m/sek, hera-herës e vrullshme dhe me rrahje në bregdet e verilindje deri ne 20-25m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 5-6 ballë me lartësi vale 2.5 -3.5 metër.

Temperaturat parashikohen:

Qytetet Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 17/19 shi rrebesh rrufe

Lezhë 18/19 shi rrebesh rrufe

Durrës 13/20 re shi rrebesh

Tiranë 14/17 re shi rrufe

Berat 9/23 re shi rrufe

Vlorë 18/21 re shi rrufe

Korçë 8/15 re shi

Gjirokastër 12/17 re shi rrufe

Sarandë 13/20 re shi rrufe

loading…