Shkup

Në Shkup do të ndërtohet kryq i lartë 63 metra

Në lagjen e Draçevës, në komunën e Kisella Vodës, mbrëmjen e djeshme ka filluar ndërtimi i një kryqi të lartë 63.5 metra.

Kryqi do të jetë i dyti me gjatësi në Shkup, pas atij në Vodno.

Ideja për vendosjen e kryqit, siç thotë kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski është nga qytetarët, të cilët kanë kërkuar ndihmë për realizimin nga Kongresi Maqedonas Botëror i Todor Petrovit.

Ky vendim ka kaluar në Këshillin e Komunës, dhe është votuar njëzëri.

“Është donacion i Kongresit Botëror Maqedonas dhe kompanive ‘Fakom’ dhe ‘Dabar’. Jam i bindur se do të jetë e dashur për banorët tanë, se do të jetë destinacion atraktiv për turistët”, ka deklaruar kryetari Gjorgjievski.

Kryqi duhet të jetë gati për tre muaj e gjysmë.