Në shikim të parë duket si civilizim jashtëtokësorësh, por në fakt bëhet fjalë për “qytetin kopsht” në Danimarkë

Mund të duket si civilizim jashtëtokësorësh – por fotografitë mbresëlënëse të shkrepura nga droni në fakt janë nga një “qytet kopsht” që gjendet në Tokë.

Fotografitë e shkrepura nga droni i fotografit Henry Do, shfaq periferinë e qytetit danez Brondby jo larg Kopenhagës, që përbëhet nga shtëpitë dhe kopshtet e bukura në formë të rrethit. Por nëse filmohen nga ajri duken si skena të filmave fanta-shkencë.

Koncepti për një qytezë me peizazhe të rralla është dhënë nga arkitekti Erik Myging në vitin 1964, i cili synonte nxitjen e bashkëveprimit.

Qiraja për një muaj në këto shtëpi të bukura kushton 150 euro, por banorët lejohen në komunitet vetëm gjatë muajve të nxehtë të verës.

Fotografi Henry me origjinë nga Nevada e SHBA-së aktualisht jeton në Gjermani, por ideja për një koncept të tillë i kishte ardhur derisa po shijonte pushimet në Danimarkë.

Fotografitë e realizuar me dron në Brondby i ka publikuar në profilin e tij në Instagam, ku prej atij momenti kanë marrë mbi 40 mijë pëlqime dhe mbi 100 mijë shikime.