“Në Serbi po formësohet qëndrimi se Kosova është e pavarur”
Serbia pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës nuk mundet të vazhdojë drejt Bashkimit Evropian, por kjo zgjidhje nuk do të thotë njohje.
Kështu u tha në debatin e organizuar sot në Beograd nga Instituti për punë evropiane.
Në debatin “A mundet Serbia drejt BE-së pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, u tha se ndarja mund të jetë njëra nga zgjidhjet, por se në Serbi gradualisht po futet qëndrimi se Kosova e pavarur është njëra nga zgjidhjet reale dhe se ndoshta është çmimi që ia vlen të paguhet që të merret diçka si kthim, transmeton Ballkani.info.
Pjesëmarrësit kanë theksuar se Serbia, pas zgjidhjes së çështjes së Kosovës, do të ecë më shpejtësi të paparë drejt BE-së.
Sekretarja e përgjithshme e Lëvizjes Evropiane në Serbi, Suzana Grubjeshiq ka thënë se Kosova që nga fillimi i rrugës së Serbisë drejt BE-së ka qenë kusht që duhet përmbushur.
“Askush nuk kërkon njohje. Për njohje s’ka kompromis, kurse secili kompromis është akt i guximshë. Këtë ende po e presim”, ka thënë ajo. /Ballkani.info/