Stefan Surliq

Në Serbi gjithnjë e më shumë po përmendet njohja e Kosovës si mënyrë e pajtimit

Asistenti i Shkencave Politike në Beograd, Stefan Surliq gjatë ditës së sotme ka thënë se në rast të vendosjes së masave të reja nga Qeveria e Kosovës për shtetin serb, Prishtina do mundohet që t’i përgjigjet Serbisë për mosnjohjen e shtetësisë së saj dhe bllokimin e antarësimit të Kosovës në mekanizma ndërkombëtar.

“Nëse Prishtina vendos masa të reja ndaj Serbisë në Kosovë, kjo do të thotë intensifikim i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit, me qëllimin e vetëm që t’i krijojë presion Beogradit që të çbllokojë antarësimin e Kosovës në Organizata dhe Institucione ndërkombëtare” ka thënë Surliq.

Surliq ka thënë për Tanjugun, përcjell Ballkani.info, se qëllimi parësor i Prishtinës në drejtim të Beogradit është që marrëdhëniet e dy shteteve të afrohen më shumë, por në të njejtën kohë do të prezentojë masat e reja ndaj shtetit serb në mënyrë që të suspendojë për një kohë dialogun e Brukselit dhe gjithashtu të arrijë qëllimin kryesor të Prishtinës: që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës. /Ballkani.info/