Në Rusi rritet ndjeshëm numri i të vdekurve nga alkooli

Rosstat njofton se gjatë vitit 2020, më shumë se 50 mijë rusë kanë vdekur si pasojë e konsumimit të alkoolit. Deri sa gjatë vitit 2019 nga konsumimi i alkoolit kishin vdekur 47.427 rusë, gjatë viti 2020 ky numër kishte shkuar në 50.435 mijë.

Raportet e Ministrisë së Shëndetësisë së Rusisë, rritjen prej mbi 3 mijë të vdekurve ja atribuojnë pandemisë, ku si arsyet kryesore i cekin izolimin dhe humbjen e vendeve të punës. 

Bazuar ne të dhënat e Qendrës së Kërkimit të Tregut në Rusi, gjatë vitit 2020 mesatarja e konsumit të vodkës në Rusi ishte 4.9 litra për një person, çka është një rritje prej rreth 2% edhe pse kjo përqindje është më e lartë, kur dihet se një pjesë e konsideruar e vodkës që konsumohet në Rusi është e prodhuar jashtë ligjshëm, për çka edhe nuk ka të dhëna.

Se numri i rusëve që konsumojnë alkool është i lartë e dëshmon edhe e dhëna, ku thuhet se më shumë se 85% e rusëve që janë në grup moshën e punës konsumojnë pije alkoolike, duke e specifikuar se grup mosha e punës (nga 16-65 vjeç) përfaqëson rreth 61% të popullsisë së përgjithshme të Rusisë.

Ekspertët gjithashtu kane regjistruar një rritje sistematike te konsumit të alkoolit edhe tek të rinjtë, ku rreth 69% e tyre konsumojnë alkool. Kjo shifër është për rreth 16% më e lartë se në vitin 2018.