Sot në Rahovec u përurua libri “Proza popullore legjendare shqiptare” të prof. dr. Sabahajdin Cenës – vepër nga disertacioni i doktoratës dhe e pasur me vlera kombëtare e shkencore.
“Sot, në një ngjarje me rëndësi të veçantë për Rahovecin dhe për kujtesën tonë historike, u bë përurimi i librit “Proza popullore legjendare shqiptare”, e autorit prof. dr. Sabahajdin Cena, një prej figurave më të spikatura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një studiues i rrallë i trashëgimisë shpirtërore shqiptare, i mbështetur nga Komuna e Rahovecit”, ka shkruar kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.
Ky libër, shkruan Latifi, rrjedh nga disertacioni i doktoratës të profesor Cenës dhe paraqet një kontribut të vyer në studimin dhe përjetësimin e folklorit, legjendave dhe rrëfimeve popullore shqiptare.
“Përmes këtij botimi, autori ka dëshmuar jo vetëm përkushtimin ndaj kulturës, por edhe lidhjen e pandarë mes luftës për liri dhe trashëgimisë shpirtërore të kombit tonë. Për angazhimin dhe punën e palodhur në sjelljen e këtij botimi të çmuar, falënderoj prof. asoc. dr. Besim Muhadrin, prof. asoc. dr. Flamur Shalën, dhe të birin e profesorit, Samedin Cenën, të cilët me përkushtim profesional dhe dashuri për trashëgiminë kulturore dhanë ndihmesë të çmuar në këtë proces. Në këtë ceremoni përkujtimi nderuam edhe epopenë e korrikut ‘98, ku Rahoveci dhe rrethina u bënë pjesë e lavdisë kombëtare në luftën për liri”, ka shkruar i pari i Rahovecit.
Cena ka vdekur në vitin 2023.
Postimi i plotë:







