Në qershor mund të nis mësimi në shkolla dhe të hapen çerdhet, por jo për të gjithë

Ministri në detyre i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konference me gazetarë ku prezantoi lehtësimin e masave dha një lajm të mirë.

Ai tregoi se nga dita e enjte, qytetarët do të kenë të drejtë të lëvizin nga ora 05:00 e mëngjesit deri në ora 21:00.

I pyetur nga gazetarët për hapjen e shkollave, ministri Vitia tha se beson që në qershor do hapen shkollat por vetëm për klasat e 9-ta dhe 12-ta.

“Jemi në diskutime të vazhdueshme, besoj që në qershor, jo të gjitha klasat, por vetëm të 9-tat dhe 12-tat, kurse për çerdhet po shpresojmë që situata me qenë më e mirë që të marrim vendim”, tha ai.