Një femër është ngacmuar seksualisht nga një mashkull në qendër të Prishtinës.

Është publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet se një person ngacmon seksualisht një femër e cila ishte duke ecur në drejtimin e saj,.

Sipas qytetarit që e ka publikuar këtë video, rasti ka ndodhur sot në ora 13:30 në lagjen Tophane.

Ky qytetar thotë se kjo nuk është hera e parë që ky person ngacmon vajza, madje sipas tij, rastin e kanë lajmëruar edhe në polici por që asnjë herë nuk është marrë asnjë masë kundër këtij personi.

Më poshtë ju sjellim videon e publikuar në rrjetin social Twitter.

Në këtë video shihet personi i cili për të 3-tën herë ka ngacmuar vajza duke i prekur, rasti është raportuar në polici, mirëpo asnjëherë nuk janë ndërmarrë masa kundër tij.
Ngjarja ka ndodhur sot ne kryeqytet-Prishtine ne lagjen tophane në mesditë ora 13:29. pic.twitter.com/JyjYa08KZu

— Timmy Brave (@Timmybrave) July 24, 2019

loading…