Banorët e qendrës në Prishtinë momentalisht janë pa furnizim me ujë të pijshëm.
Këtë e ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina “. Sipas kësaj kompanie konsumatorët në zonën qendër të qytetit të Prishtinës me zona përreth kanë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të punimeve që po kryen kjo kompani.
“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm, janë punimet teknike nga ana e ekipeve të rrjetit të ujësjellësit në sanimin e defektit në gypin me diametër fi 63 mm për shkak të pëlcitjes në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë dhe shkaku i sanimit të defektit në fjalë, jemi detyruar ta ndërpresim furnizimin me ujë për një kohë të shkurtër” thuhet në njoftimin e kompanisë.
/Ballkani.info/







