Ministria

Në Prizren bëhen gati zyrat e reja të Ministrisë së Kulturës

Një pjesë e stafit të Ministrisë së Kulturës shumë shpejt do të zhvendoset në Prizren.

Kjo pasi që në objektin ku do të punojë gjysma e këtij dikasteri, përveç renovimeve që u bënë, tashmë do të vendoset edhe inventari i ri.

Zhvendosja e MRKS’së në Prizren është mirëpritur nga qytetarët prizrenas, raporton Klan Kosova.