Në pritje të mërgimtarëve, kërset tupani e vallja në aeroport

Një numër i madh i bashkëatdhetarëve edhe sot ia kanë mësyrë Kosovës për festat e fundvitit. Ndërsa, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, aktualisht është një numër i madh i qytetarëve të cilët pop resin të afërmit e tyre.

Në videon e siguruar nga Kp, shihet se bashkëatdhetarët po priten me valle e tupana.

Ndryshe, përkundër masave dhe situatës me pandeminë, numri i mërgimtarëve që ia kanë mësyrë Kosovës për festa është mjaft i madh. Vetëm dje në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” janë realizuar 57 uturime vajte-ardhje. E nga vikendi i kaluar e deri të enjten në Kosovë kanë arritur mbi 25 mijë udhëtar.

Zyrtari për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Bujar Gashi ka thënë se deri më 27 dhjetor pritet të realizohen 280 uturime që kryesisht janë bashkatdhetar që vijnë për pushime nga Zvicra e Gjermania.

https://youtube.com/watch?v=Tf_zp-d6D0I