Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kanë filluar procedurat tenderuese për tri shkolla të reja, shkruan ballkani.info

Ahmeti tha se shkollat do të ndërtohen në lagjen Mati 1, Sofali dhe Lagjjen Qëndresa në Vetërnik. /Ballkani.info/

Njoftimi i plotë:

Dje ka dal njoftimi për fillimin e procedurave të tenderimit për tri shkolla të reja në Prishtinë, në Mat, Sofali e Veternik (afër Lagjes Qendresa). E pas një vlerësimi mjedisor së shpejti edhe për shkollen e katërt në Arbëri afër Komunes se Re.

Këto katër shkolla po bëhen në bashkëpunim me IFC (Banka Botërore) dhe për herë të parë në Kosovë me metoden PFI (Private Finance Initiative). Shkollat janë dizajnuar nga një Kompania Italiano Kolombiane e përzgjedhur nga Bank Botërore dhe do të jene ndër shkollat më moderne në Kosovë.

Faza e parë e tenderimit është parakualifikimi ku pastaj kompanitë që i kalojnë kushtet do të ftohen për të ofertuar.

Me këtë e kompletojmë rrjetin primar të shkollave!