Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi ka bërë të ditur se nga nesër do të hapet edhe një qendër testimi për COVID-19.

Gashi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kjo qendër do të ofrojë shërbimin e testimit për COVID-19 nga 08:00 deri në 16:00.

“Nga nesër datë 29.01.2022 do të hapin edhe një qendër testimi me teste të shpejta antigjenike. Qendra e Mjekësisë Familjare nr. 4 në Xhemajl Ibish do të ofroj shërbimin e testimit për Covid-19 me orar: Nga 08:00 deri në 16:00, shtatë ditë të javës. E hënë- e diele”, ka shkruar Gashi.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë

Në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Kryetarin e Komunës së Prishtinës

Nga nesër datë 29.01.2022 do të hapin edhe një qendër testimi me teste të shpejta antigjenike.

Qendra e Mjekësisë Familjare nr. 4 në Xhemajl Ibish do të ofroj shërbimin e testimit për Covid-19 me orar:

Nga 08:00 deri në 16:00, shtatë ditë të javës

E hënë- e diele

Ky vendim është marrë me qëllim te zvoglimit të pritjeve të qytetarëve në Amf- qendra studentore te menza.