Në Prishtinë lejohet shitja e qebapëve, por jo shërbimi i tyre në tavolina

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka sqaruar përmes një postimi në Facebook, se qebaptoret dhe furrat do të vazhdojnë të jenë të hapura në shërbim të qytetarëve, porse shërbimi brenda lokaleve është i ndaluar. “Lokalet dhe bizneset që janë mikse/ushqim edhe shërbim, lejohet vetëm të shesin. Pra furrat, qebaptoret, etj, kanë të drejtë vetëm të shesin, por jo edhe të shërbejnë (në tavolina). Duhet të ruhet distanca dhe radhët jashtë lokalit”, ka shkruar Ahmeti.