Shpend Ahmeti

Në Prishtinë fillon shpërndarja e drunjve për familjet në nevojë

Komuna e Prishtinës sot ka filluar shpërndarjen e drunjve për familjet në nevojë.

“Gjatë javëve të kaluara nga pastrimi fito-sanitar i Gërmisë janë grumbulluar mbi 250 metra drunjë të cilat po i shpërndajmë për 86 familje. Falënderojmë punëtorët e Hortikulturës për punën në këtë ditë me borë”, ka shkruar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.