Forumi Ekonomik

Në Prishtinë bahet Forumi Ekonomik Turqi-Kosovë

Forumi Ekonomik Turqi-Kosovë do të mbahet sot duke filluar nga ora 10:30 në Klan Arena.

Në njoftim bëhet e ditur se në këtë forum do të marrin pjesë përfaqësues të kompanive nga sektori privat i të dyja vendeve.

“Përveç përfaqësuesve të kompanive nga sektori privat i të dyja vendeve, në këtë Forum do të jenë të pranishëm edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, përfaqësues të institucioneve qeveritare të Kosovës duke përfshirë Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut Emilija Redžepi, Ministrin e Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, Zëvendësministrin e Ekonomisë Getoar Mjeku, si dhe disa nga përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Turqisë”.

“Forumi ka për qëllim promovimin e investimeve në Republikën e Kosovës, prandaj përveç takimeve B2B ndërmjet bizneseve kosovare dhe turke, gjatë këtij forumi do të organizohet edhe Paneli i Diskutimeve me Ministrat nga të dyja vendet”, thuhet tutje në njoftim.