Policia ka ndërmarr një aksion në Lagjen “Emshir” të Prishtinës me ç’rast ka arrestuar një shtetas maqedonas, i dënuar me tetë vjet burg dhe i cili po kërkohej edhe nga Interpoli. Me këtë rast policia ka konfiskuar 100 kg drogë e llojit kokain
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se Policia e Kosovës në një aksion të zhvilluar sot pasdite në Lagjen “Emshir” të Prishtinës ka arrestuar një person shtetas të Maqedonisë Veriore.
Sipas këtyre burimeve personi ne fjalë është i kërkuar edhe nga Interpoli, kurse nga shteti maqedonas ishte dënuar me 8 vjet burgim.
Gjithashtu bëhet e ditur se i arrestuari ka me shumë se 30 vepra mashtrimi. Ndërsa, në këtë aksion policia e Kosovës ka konfiskuar 100 kg drogë te llojit kokain. /Telegrafi/







