Në Pragë organizohet ahengu “lamtumirës” për coronavirusin

Dhjetëra mijëra qytetarët të Çekisë janë mbledhur në urën Karlovo në Pragë, ku ishte organizuar “ahengu simbolik lamtumirës” për COVID-19.

Pjesëmarrësit në ahengun e mbajtur të martën, kishin marrë me vete pije dhe ushqim duke i ndarë me të tjerët.

Në aheng nuk është respektuar distanca fizike sociale, kurse organizatorët kanë bërë të ditur se ahengu u organizua në kohën kur nuk ka turistë.

Pjesëmarrësit në aheng janë argëtuar nga një bend lokal, si dhe muzikantë që zakonisht performojnë nëpër rrugët e kryeqytetit.

Sipas organizatorëve, me këtë aheng kanë dashur të shënojnë fundin e krizës që ishte shkaktuar si pasojë e pandemisë së coronavirusit, dhe se me këtë veprim kanë dashur t’ua bëjnë me dije të tjerëve që nuk kanë nevojë të frikësohen që të takohen me më të dashurit e tyre.

Kujtojmë që në Çeki deri më tani janë regjistruar 12 mijë raste me COVID-19, si dhe 350 tjerë që kanë humbur jetën nga coronavirusi.

E gjatë javës së kaluar qeverie çeke ka lejuar tubimet me mbi njëmijë persona si dhe hapjen e pishinave, muzeve dhe kopshte zoologjike.