Manchester United dhe Arsenali do të vihen sonte përballë njëra tjetrës.

Xhiroja e shtatë e Premierligës do të sjell një super ndeshje, atë mes Manchester United dhe skuadrës së Arsenalot.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të luhet sonte (e hënë), me fillim nga ora 21:00, ku spektakli është i garantuar.

Para këtij dueli, dy trajnerët kanë dilemat e tyre për formacionet startuese, sidomos në repartet e mesfushës.

Manchester United pritet të startojë me një 4-3-3, me McTominay në repartin e mesfushës, si dhe me Greenwood si befasi në repartin ofensiv.

Arsenali në anën tjetër me shumë gjasë do të zgjedh një 4-2-3-1, me Xhakën dhe Torreira si balancues të mesfushës, kurse Ceballos në pozitën 10.

loading…