Në prag të 20 gushtit , ditë kurë një vit më parë ishte arrestuar opozitari rus Alexei Navalny, presidenti francez, Emmanuel Macron, në një bisedë telefonike me Putin, i ka kërkuar që të liroj opozitarin rus, Alexei Navalny.
Navalny ishte arrestuar me 20 gusht 2019, në aeroportin e Moskës gjatë kthimit nga Berlini, ku ishte ne shërim, nga pasojat e helmimit në Rusi, me helmin ushtarak Novichok.
Deri sa shërbimi për shtyp i presidentit francez ka njoftuar që një nga temat që ishin diskutuar ishte edhe Navalny, shërbimi për shtyp i Krenlinit nuk ka treguar që dy udhëheqësit kishin biseduar edhe për Alexei Navalny. Alexei Navalny dhe mbështetësit e tij të arrestuar pas arrestimit të Navalnyit, nuk pritet të lirohet para datës 19 shtator, datë kur në Rusi do të votohet për Dumen ruse, pasi që Putin dhe partia e tij `Rusia e Bashkuar` janë duke u frikësuar se nuk do të mund të fitojnë shumicën parlamentare.







