Në prag të festave, Shpat Kasapi publikon foton e parë me të dashurën, Selvijen

Shpat Kasapi kishte folur shumë për të, gati në çdo intervistë. Ama nuk kishte ndarë asnjë foto të Selvijes, vajzës që i ka vjedhur zemrën e me të cilën ka në plan të martohet.

Ca nga mosprezantimi i saj në publik e ca nga simpatia e madhe për Shpatin, e një brezi të tërë vajzash që lanë mendjen pas “Axhamiut”, një pjesë e ndjekëseve as e besonin që kishte vërtet një Selvije në jetën e tij.

Por ja ku është Selvije Jao, brunia tërheqëse ulur në prehrin e Shpatit.