Në prag të festave, Adelina Ismaili publikon videon e djalit (Video)
Këngëtarja shqiptare, Adelina Ismaili e ka publikuar në Instagram një video të djalit të saj Uliksit dhe duke qenë se jemi në prag të festave të fundvitit pamja e cila po e shoqëron është bredhi i dekoruar.
Adelina me familjen kanë shkuar për ta vizituar Tiranës, ndërsa Uliksi i vogël, bazuar në këtë video shihet se po kënaqet.
Me Uliksin e vogël kohë të madhe po kalojnë edhe tezet e saj, andaj në pothuajse çdo intervistë edhe në atë të fundit për ‘Mirage’ Zanfina nuk e lë pa e përmendur.
Kujtojmë se Adelina Ismaili pas një kohe të gjatë jashtë vëmendjes mediale tashmë është rikthyer fuqishëm me këngë e koncerte, e fansave të shumtë po u qëndron pranë edhe me postimin e shpeshtë të imazheve nëpër rrjete sociale, sidomos atë Instagram.