#Ne_populli_jemi_kunder_mbylljes_totale_challenge, është forma e protestës që qytetarët e Kosovës shprehin indinjatën kundër Qeverisë së vendit ndaj vendimit për mbyllje totale.

Deri tash kjo “sfidë” ka arritur në rreth 5000 postime, derisa ka filluar vetëm dy orë më parë, shkruan Ballkani.info.

Se qytetarët janë kundër mbylljes kjo nuk ka diskutim, mirëpo kjo është faza e parë e thirrjes ndaj qeverisë se mbyllja nuk është zgjidhje.

Për këtë temë jo vetëm qytetarët e thjeshtë, por edhe figura publike e politike të shumta si dhe infektologë të ndryshmë kanë dal kundër, pasi cilësohet se kjo është goditja finale për ekonominë e vendit./Ballkani.info/