Gazetari Vehbi Kajtazi ka dhënë disa detaje interesante, teksa ka folur në televizionin T7 për rastin e arrestimit të djalit të shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni.

Kajtazi ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, se brenda Policisë janë interesuar për djalin e Maxhunit, para se Rinor Maxhuni të arrestohej për armëmbajtje pa leje dhe për posedim droge.

Kajtazi ka treguar se polici Afrim Karaxha, më 5 tetor, “ka bërë kërkime” në sistemin e brendshëm të Policisë së Kosovës për djalin e Shpend Maxhunit.

“Secili polic që hyn brenda sistemit, dihet saktësisht çfarë ka kërkuar, koha kur ka hyrë”, është shprehur ai.

Nuk ishte dalje e rastësishme për patrullim e Policisë në ditën kur është arrestuar djali i shefit të AKI’së, ka vlerësuar Kajtazi në T7.

Ai ka thënë se është e pazakontë që “në një operacion patrullues të thjeshtë të dalë edhe një zyrtar i Inteligjencës”.