Në Podujevë, dy kandidatë për deputetë morën më shumë vota se Enver Hoxhaj

Votat e kandidatëve për deputetë tashmë janë numëruar.

Portali ka arritur të siguroj listën e plotë të votave të kandidatëve të PDK-së në komunën e Podujevës.

Në listë shihet se dy kandidatë të PDK-së morën më shumë vota se numri 1 i listës, Enver Hoxhaj.

Floretë Zejnullahu dhe Isak Shabani kanë më shumë vota se Enver Hoxhaj në komunën e Podujevës.

Zejnullahu ka arritur të marr 3176 vota ,kurse Isak Shabani ka 3448 vota. Ndërsa numr 1 i PDK-së në Podujevë mori 3098 vota.