Në pikë të natës, gruaja e bën për spital burrin në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për një rast dhune familjare në Prizren.

Një person ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga një femër.

Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia e Kosovës”, thekson njoftimi.