Në pikë të mëngjesit, gruaja rrah të dashurin, vëllain dhe motrën e saj në Prishtinë

Një femër shqiptare me nënshtetësi të huaj, pasi ka sulmuar vëllain, motrën dhe të dashurin e saj, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Siç njofton Policia, dy nga viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë, rreth orës 07:50.

Prishtinë 29.05.2021 – 07:50. Është arrestuar e dyshuara femër shqiptare me nënshtetësi të huaj, pasi që ka sulmuar fizikisht tre viktimat, vëllain, motrën dhe të dashurin e saj. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.