Në pikë të mëngjesit, gjakovari i dehur e bën për spital gruan e tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar gruan e tij, shtetase e Gjermanisë.

Siç raporton Policia në raportin e saj 24-orësh, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00.

Tutje, policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.