Plagosje

Në pikë të ditës plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është plagosur një person nga një i panjohur.
Në rrugën “27 nëntori” në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:00, një person ka konfirmuar se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Siç raporton Policia, si pasoj e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe pas pranimit të ndihmës mjekësore në QKUK, ai është liruar.

Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 7 gëzhoja. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.