Në përvjetorin e pavarësisë, Ramë Lahaj bën thirrje të ruhet kufiri nga copëtimi

Ramë Lahaj ka një mesazh në këtë ditë feste.

Ramë Lahaj përmes rrjeteve sociale me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë kishte një mesazh për bashkatdhetarët.

Për këtë përvjetor, tenori ka publikuar këngën me titull “Rrjedh në këng e ligjërime”, ndërsa përmes një postimi në Facebook, ai bëri thirrje që të ruhet kufiri.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I LAHAJT, PA NDËRHYRJE:

“Të dashur bashkatdhetarë. Ky është video-projekti im i parë që si Ambasador i Kulturës në mbarë botën ia kushtoj Kosovës.
Në këto kohëra të vështira me temat rreth kufinjve dhe shumë të ri që na ikin çdo ditë nga vendi, do të doja që ky të ishte mesazh shprese. Përndryshe me FSK-në ishim dhe e ngritëm flamurin andaj të gjithë njëzëri të themi ‘ Mos na e prekni kufirin’.
Të duam Kosovë!”.