Luan Haradinaj apo Luani i ri siç e njohim, me anë të një postimi prekës por që shpreh krenari e qëndresë e ka kujtuar gjyshin e tij Hilmi Haradinaj, në tre vjetorin e vdekjes së tij.

“Në ditën kur Enveri po bashkohej me Luanin e Shkëlzenin, dolëm të presim Dautin që po vinte nga Dubrava, e Ramushi kishte ateruar nga Haga. As lot, as mërzi. Vetëm burrëri, forcë e krenari. Këto i kujtoj nga Hilmi Nura që i fali krejt çka i dha Zoti, Lirisë së kësaj toke!”, shkruan Luan Haradinaj në Facebook.

Luani tutje shkruan se ende nuk bindet se gjyshi i tij Hilmiu nuk është në mesin e familjes dhe miqëve dhe se ndihet krenar qi takon trungut të tij.

“Tre vjet kaluan, e assesi të bindem që nuk është me ne. Por, ai është në paqen e përjetshme, afër të bijve dhe bashkëluftëtarëve! Krenar që jam bimë e jotja!”, ka përfunduar Luan Haradinaj statusin e tij.

Hilmi Haradinaj, babai i tre dëshmorëve Shkëlzen, Luan e Enver Hadarinaj, ka ndërruar jetë sot tri vjet.