Në përleshjen me armë në “Rrugën B” u përfshi edhe Policia

Në përleshjen me armë e cila ka ndodhur në “Rrugën B” e në të cilën kanë mbetur dy të plagosur, është përfshirë edhe Policia e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se dy persona janë plagosur në këmbë, dhe njëri prej tyre është kalimtar i rastit.

Bajrami nuk ka njoftuar nëse ka të arrestuar.

“Ju njoftojmë se në orën 22:07 në ‘Rrugën B’ në Prishtinë, ka pasur gjuajtje me armë. Sipas informatave të para persona të panjohur janë përfshirë në një rast ku janë përdorur armë. Patrulla policore ka ndërhyrë dhe në situatën e krijuar është detyruar të përdorë armët. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit një person është i plagosur në këmbë të cilit i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar për në QKUK. Sipas informatave të para dyshohet edhe për një kalimtare të rastit të plagosur, po ashtu në këmbë dhe e cila për momentin gjendet në emergjencë”, ka thënë Krasniqi.