“Në Pastasel u krye gjenocid kundër njerëzimit”

Me rastin e 21 vjetorit të Masakrës se Pastaselit të 31 marsit të vitit 1999, Shkodran Imeraj kryetar i Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, lëshon këtë deklaratë:

Plot 21 vjet nga kur forcat serbe kryen Masakrën e Pastaselit të 31 marsit të vitit 1999. Ushtria dhe policia e rregullt serbe me 31 mars të vitit 1999 vrau në mënyrat me barbare 106 shqiptar nga Pastaseli e fshatrat e tjera për rreth si: Senoc, Kaznik, Polluzh, Qifllak, Kramavik, Guri i Kuq, Zatriq, si dhe nga Klina, Peja e Malisheva.

Në Pastasel me 31 mars të vitit 1999, ushtria dhe policia e rregullt serbe kreu gjenocid kundër njerëzimit, duke vrarë e masakruar njerëz të pafajshëm.

Martirët e Pastaselit, jo vetëm që u vranë e u masakruan në format me të renda, por trupat e tyre pasi që u varrosën nga banorët vendas, pas disa dite u zhvarrosën nga ushtria dhe policia e rregullt serbe dhe me automjete ushtarake bartën në drejtim të Rahovecit. Pas përfundimit të luftës, trupat e pa jetë të masakruar në gjenocidin e Pastaselit janë rivarrosur prapë në Pastasel.

Në këtë 21 vjetor të Masakrës së Pastaselit të 31 marsit të vitit 1999, kujtojmë dhe shprehim konsiderata e mirënjohje të veçantë për gjithë ata shqiptar të pafajshëm që u vranë e u masakruan në mënyrat me barbare. Fal sakrificës se tyre, sot Kosova është e lirë, e çliruar dhe e pavarur.

Shprehem të shqetësuar se si drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare ende nuk e ka thënë fjalën e saj për gjitha ata kriminel serb që vranë dhe masakruan dhjetëra shqiptar nga Pastaseli, e mija të tjerë gjithandej Kosovës.

Shteti ynë duhet të beje edhe me shumë në argumentimin e gjenocidit që është kryer nga ana e shtetit, popullit dhe kishës serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.