Në orën 18:00 pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon që seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të mbahet në ora 18:00.

Burimet e KosovaPress bëjnë të ditur se e njëjta kërkesë i është përcjellë edhe kryesisë së Kuvendit për miratim.

Një vendim për orën e seancës pritet të merret në ora 14:30 atëherë edhe kur do të mblidhet kryesia e Kuvendit.

Gjithsesi, ende nuk ka njoftim zyrtar për mbajtjen e mbledhjes së kryesisë, ndaj edhe mediat nuk po lejohen të hyjnë brenda ambienteve të Kuvendit.