Në ora 12.00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për të dhunuarën në Drenas

Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbaj seancë të jashtëzakonshme lidhur me ngacmimin seksual, përdhunimin dhe kryerjen e abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale.

Fillimisht do të mbahet mbledhja e kryesisë me grupet parlamentare. Dje Lëvizja Vetëvendosje së bashku me grupin parlamentar të LDK-së dhe Alternativa-s, kanë dorëzuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme.

Partitë kanë kërkuar që seanca të jetë në ora 12:00.

Te arsyetimi i kërkesës, mes tjerash thuhet se rasti në Komunën e Drenasit shpërfaq një sistem të brishtë të parandalimit, adresimit, mbrojtjes se viktimës dhe dënimit të abuzuesit me detyrë zyrtare në administratën publike.