Në Obiliq dyshohet se po kultivohet hashash

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Obiliq dyshohet se është duke u kultivuar hashash.

Gjatë së dielës, Policia e Kosovës, ka marrë një informatë se në Obiliq, në një lokacion dyshohet se është duke u bërë kultivimi i bimëve narkotike, përkatësisht kanabis sativa, i njohur si hashash, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit që i është bërë lokacionit, janë gjetur dhe konfiskuar pesë vazo me katër bimë që dyshohet se janë kanabis sativa.

“ Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se disa persona të panjohur kanë qenë në lokacionin e lartcekur, në të cilin lokacion kanë dal njësiti policor, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar pesë vazo me katër bimë që dyshohen të jenë kanabis sativa”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se ky rast është duke u hetuar.