Sot kur edhe po bëhet një vit nga votimi i Qeverisë Kurti II, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zgjedhur të vizitojë Brezovicën.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se Kurti do të marr pjesë në aktivitetin e performancës së skijimit nga fëmijët e shkollave të ndryshme.
Ky aktivitet do të zhvillohet në Brezovicë, duke filluar nga ora 11:00.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në aktivitetin e performancës së skijimit nga fëmijët e shkollave të ndryshme, në kuadër të programit “Drejt Malit”.”, thuhet në njoftim.
Ndryshe sot është një vjetori i qeverisjes së vendit nga Qeveria Kurti II.







