Në një mujorin e vdekjes së djalit të tyre, prindërit e Agon Musliut vendosin lule te Qendra e Studentëve

Ka kaluar një muaj që nga vdekja e të riut nga Gjilani, Agon Musliu në Qendrën e Studentëve pas kthimit të tij nga Gjermania.

Sot, pas një muaji prindërit e të ndjerit kanë vendosur lule te vendi ku ka ndodhur rasti tragjik, ku humbi jetën Agoni, përkatësisht te konvikti numër 7 i Qendrës së Studentëve.

Më 3 maj në Qendrën e Studentëve Agon Musliu, humbi jetën duke rënë nga njëri prej objekteve të kësaj qendre.

Ai ishte futur në karantinë pasi ishte kthyer nga Gjermania.