Në Mitrovicë është mbajtur Konferenca Ekonomike e Veriut të Kosovës 2025, e cila mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, komunitetit të biznesit dhe shoqërisë civile për të diskutuar çështje kyçe që lidhen me zhvillimin ekonomik të rajonit.
Gjatë konferencës u trajtuan tema të rëndësishme si zhvillimi ekonomik lokal, projektet strategjike infrastrukturore dhe promovimi i turizmit të qëndrueshëm, me theks të veçantë në bashkëpunimin ndërinstitucional dhe rolin e sektorit privat në rritjen ekonomike.
Organizatorët e kësaj ngjarjeje ishin Oda Ekonomike Shqiptare, Iniciativa Qytetare Mitrovica, Instituti Shqiptaro-Amerikan “Fish Bone” dhe Komuniteti Ndërkombëtar “Eternal Unity”, të cilët u vlerësuan për organizimin dhe krijimin e një platforme gjithëpërfshirëse për dialog dhe shkëmbim idesh.
Një falënderim i veçantë iu adresua gjithashtu panelistëve, moderatoreve dhe të gjithë pjesëmarrësve, të cilët me kontributin dhe përkushtimin e tyre e bënë Konferencën Ekonomike të Veriut të Kosovës 2025 një ngjarje të suksesshme dhe me vlerë për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.











