Në mes të verës, kjo lagje e Prishtinës edhe sot pa ujë

Banorët e Lagjes “Dardania” edhe sot nuk do të kenë ujë të pijshëm.

Sipas ujësjellësit arsyeja e dëmtimit të tubit ka ardhur nga institucione të tjera.

Ku sipas tyre ata që e dëmtuan ishin kontraktorët e ndërmarrjes së Termokosit kurse ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren për sanimin e gjendjes.

Nga ujësjellësi kërkojnë mirëkuptim nga qytetarët dhe kujdes të shtuar nga kompanitë të cilat kryejnë punime.

loading…