Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohet nesër me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vuçiq pritet që të takohet me senatorët amerikanë të Komisionit për Punë të Jashtme, Chris Murphy dhe Gene Sheikhin.
Poashtu në këtë takim i pranishëm është paralajmëruar se do të jetë edhe senatori i Komisionit për Forcat e Armatosura amerikane, Tom Tillis.
Poashtu sipas b92, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në ora 14:00 do të presë senatorët amerikanë në ndërtesën e Presidencës së Serbisë.







